Politikani serb nga Vojvodina, Nenad Çanak, ka deklaruar se Kosova e ka fituar pavarësinë, ndërsa Serbia e ka humbur atë përmes luftës.
Në emisionin “Kosova Today”, Çanak tha se në Serbi është krijuar një bindje se Kosova i është marrë padrejtësisht vendit, duke theksuar se duhet të pranohet realiteti dhe të ndërtohen marrëdhënie partneriteti me Kosovën.
“Pra, njerëzve u është mësuar veshi që duhet folur për Kosovën si diçka që i është marrë padrejtësisht Serbisë. Njëkohësisht, kur dikush si unë thotë, ‘Po, Kosova është shtet i pavarur, është fituar me luftë, është humbur me luftë dhe pikë’, atëherë duhet të flasim tutje se si të veprojmë me shtetin e Kosovës dhe si të krijojmë marrëdhënie partneriteti, sepse Kosova nuk është zhvendosur as në Afrikë, as në Azi, por ka qëndruar aty ku është”, tha ai në Klan Kosova.

