KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Dritës në fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës

Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Dritës në fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës

Drita tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, një arritje historike për futbollin kosovar.

Klubi gjilanas sot (e enjte) zhvilloi ndeshjen e fundit të fazës së ligës, duke u mposhtur me rezultat 3-0 nga Rayo Vallecano.

Me të përfunduar të gjitha ndeshjet e kësaj faze, tashmë është e ditur se me kë mund të ndeshet Drita në fazën e ‘play-off’-it.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit përballë do ta kenë njërën prej Celje ose AZ Alkmaar.

Vlen të theksohet se Drita fazën e ligës e përfundoi në pozitën e 21-të në tabelë me gjithsej tetë pikë të grumbulluara.

Në gjashtë ndeshje të zhvilluara, Drita pati dy barazime, dy fitore dhe dy humbje./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.