Opinionisti Azdren Shala tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës Speciale është goditja më e madhe, dhe jo vetëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se “ky konstrukt anti-shqiptar” është dënim jo vetëm ndaj Thaçit dhe historisë së Kosovës, por edhe kërcënim për të ardhmen e shtetësisë së Kosovës.
“Nëse e shohim sot në situatën gjeopolitike në të cilën jemi, Kosova e ka shumë të pamundur me ia dalë nëse vazhdon me e pas mbrapa barrën e akuzës së udhëheqësve të UÇK-së për krime lufte. Shprehja e Hashim Thaçit që ke aty, nuk ishte më shumë revoltë ndaj këtij konstrukti anti-shqiptar, por është edhe mesazh për ne. Dhe mesazhi për mua ishte i qartë: kjo është politikë dhe nuk është drejtësi. Pra, ai na u drejtua edhe neve shqiptarëve në Kosovë, që i bie një mesazh për elitën politike, edhe atë udhëheqëse e edhe për ish-partin e vet, që Ligjin për Specialen, që po sorollatet nëpër Kuvend, sa më shpejt mbyllne këtë marrëzi, dhe respektone si procedurë formale, por beteja formale është jashtë sallës”, deklaroi Shala, raporton Klankosova.tv.
Pra, sipas tij, beteja e vërtetë është me mjete politike.
“Që i bie, angazhonu me një domen krejt tjetër. Le të jetë ky angazhim formal juridik, sepse duhet të ekzistojë, por në fund, nëse e kemi seriozisht që Apeli me i nxjerr këta burra prej atje, duhet të jetë një betejë krejt tjetër, e të cilën nuk po e shohim asnjë simptomë të vogël që jemi gati me e bë”, u shpreh opinionisti Azdren Shala.
Më tej, Shala tha se situata e djeshme e konfirmon atë që thotë se i është frikësuar gjatë gjithë kohës.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, nuk kthehen më në Kosovë. Nuk kthehen pa e kryer dënimin. Asnjëri. Jam i bindur se apeli e rikonfirmon dënimin dhe me plus-minus vite”, theksoi ai.
Ndiqeni deklarimin e tij:

