KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mehmetaj: Pse u bë ligji urgjent? PDK-ja nuk ka ditur kurrë ta sqarojë

Mehmetaj: Pse u bë ligji urgjent? PDK-ja nuk ka ditur kurrë ta sqarojë

Analisti Lirim Mehmetaj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ajo nuk ka arritur të japë një sqarim se pse kërkoi që Ligji për Dhomat e Specializuara të votohej me urgjencë.

“Pse u bë ligji urgjent? Këtë PDK-ja nuk ka ditur kurrë ta sqarojë. Pse kishte urgjencë që të votohej ligji gjithqysh qe me mujt me u votu presidentja mos me shku ne zgjedhje pse?”, ka deklaruar Mehmetaj në Debat Plus.

Ai ka theksuar se urgjenca e PDK-së nuk lidhej domosdoshmërisht me mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, por me interesin e strukturës aktuale të partisë për të shmangur zgjedhjet.

Sipas Mehmetajt, zhvillimet rreth ligjit i kanë shërbyer PDK-së për të krijuar një arsyetim publik për mbështetjen e procesit të zgjedhjes së presidentit, në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

“E tash. PDK-ja, jo për ata ne Hagë por bash veç për vete, për këtë strukturë qe janë deputet sot, nuk ka dashtë me shku ma në zgjedhje. Se kanë pritu me shku në zgjedhje. Edhe krejt që ka ndodhë, është me mujt me prodhu një arsyetim publik pse e dëgjun Albin Kurtin në përzgjedhje të presidentes. Edhe ju ka përshtat perfekt. Hajde na të themi, na e votoj ligjin, Albin Kurti s’ka pasur kurrfarë problemi me votu atë ligj”, ka deklaruar Mehmetaj.

Ai ka kritikuar gjithashtu PDK-në për mungesën e reagimit ndaj çështjeve të tjera politike, duke përmendur pretendimet për përfshirjen e kryeministrit në kurdisjen e konkurseve të punësimit.

Mehmetaj ka pyetur pse përfaqësuesit e PDK-së, përfshirë Uran Ismailin, Përparim Grudën dhe Arian Tahirin, nuk e kanë ngritur këtë çështje publikisht.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.