KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Merrnin para për kalimin e testit për patentë shofer, kërkohet paraburgimi i tre personave në Mitrovicë

Merrnin para për kalimin e testit për patentë shofer, kërkohet paraburgimi i tre personave në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Të dyshuarit janë H.K., A.G. dhe E.G., ndërsa sipas Prokurorisë, ata dyshohet se kanë pranuar para në këmbim të mundësimit të kalimit të testit teorik për patentë shofer.

Sipas kërkesës për paraburgim, më 6 shkurt 2026, në objektin e Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë, H.K., në cilësinë e instruktorit të një autoshkolle, dhe A.G., ish-instruktor i së njëjtës autoshkollë, dyshohet se kanë pranuar para në shumë të panjohur për t’ua mundësuar dy kandidateve, K.K. dhe A.D., kalimin e testit teorik.

Prokuroria dyshon se të dyshuarit u kanë vendosur kandidateve pajisje elektronike, përfshirë kamerë të montuar në veshje dhe kufje, përmes të cilave u kanë treguar përgjigjet e sakta gjatë testit.

Ndërkaq, më 31 gusht 2026, në objektin e Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë, H.K. dhe E.G. dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë pranuar para në shuma të panjohura për t’ua mundësuar kandidatëve A.R. dhe F.Z. kalimin e testit teorik për patentë shofer.

Sipas Prokurorisë, kandidates A.R. i është dhënë një këmishë e zezë me pajisje elektronike të montuar dhe kufje, ndërsa kandidatit F.Z. një jelek i zi me pajisje elektronike të montuar dhe kufje.

Të dyshuarit, sipas organit të akuzës, janë udhëzuar që përmes këtyre pajisjeve të pranonin përgjigjet e sakta gjatë testit.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve pritet të mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.