Policia e Kosovës ka identifikuar shoferët që po zhvillonin gara ilegale të shpejtësisë në autostradë. Të njëjtit janë ndëshkuar me gjoba dhe masa shtesë, ndërsa automjetet e tyre janë konfiskuar.
Sipas njoftimit të Policisë, identifikimi është bërë më 10 nëntor 2026 nga Njësia për Kontroll të Autostradave, në kuadër të planit operativ për parandalimin e garave ilegale të shpejtësisë.
Shoferët janë gjobitur me nga 400 euro, u janë shqiptuar nga katër pikë negative dhe u është ndaluar drejtimi i automjeteve me veprim motorik për 10 muaj.
Ndërkohë, automjetet janë konfiskuar për shkak të dyshimeve për modifikime, ndërsa do t’i nënshtrohen kontrollit të jashtëzakonshëm teknik.
Policia ka bërë të ditur se aksionet e tilla janë pjesë e masave për parandalimin e garave ilegale dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. /Telegrafi/

