KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Mërgimtari nga Ramjani i Vitisë humb jetën në një aksident në Itali, ishte duke ardhur në Kosovë

​Mërgimtari nga Ramjani i Vitisë humb jetën në një aksident në Itali, ishte duke ardhur në Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Ramjan të Vitisë, pasi 19-vjeçari Dion Emerllahu ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku në Itali.

Sipas njoftimit të këshillit të fshatit Ramjan, familja Emerllahu ishte nisur më 21 korrik nga Franca drejt vendlindjes së tyre në Ramjan për pushime. Dioni po udhëtonte me një automjet të veçantë, ndërsa prindërit e tij me një tjetër.

Aksidenti ndodhi pranë Milanos, ku automjeti që drejtonte 19-vjeçari u përplas me një automjet tjetër. Pas aksidentit ai u dërgua në një spital pranë Milanos, ku u trajtua për disa ditë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, njofton kp.

Sipas familjarëve dhe bashkëfshatarëve, Dion Emerllahu ndërroi jetë më 24 korrik 2026, pikërisht në ditën kur mbushte 19 vjeç. Ai po vinte në Kosovë për të kaluar pushimet dhe për të festuar ditëlindjen.

Këshilli i fshatit Ramjan i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Emerllahu dhe ka bërë të ditur se për kohën e ceremonisë së varrimit do të njoftojë në vazhdim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.