KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Mendoni se jeni ende në formë? Trupi nis të humbasë forcën që rreth moshës 35-vjeçare

Mendoni se jeni ende në formë? Trupi nis të humbasë forcën që rreth moshës 35-vjeçare

Forca fizike, kondicioni dhe qëndrueshmëria e muskujve fillojnë të bien rreth moshës 35-vjeçare, pavarësisht se sa aktivë kanë qenë njerëzit më parë.

Këtë e zbulon një studim suedez, i cili ka ndjekur të njëjtët persona për plot 47 vjet.

Studiuesit nga Instituti Karolinska në Stokholm kanë monitoruar disa qindra burra dhe gra të lindur në vitin 1958, duke matur rregullisht kondicionin dhe forcën e tyre nga mosha 16 deri në 63 vjeç.

Foto ilustruese

Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore Journal of Cachexia, Sarcopenia and Muscle.

Sipas studimit, qëndrueshmëria muskulore dhe kapaciteti aerobik arrijnë kulmin mes moshës 26 dhe 36 vjeç.

Pas kësaj periudhe, ato fillojnë të bien fillimisht me 0,3 deri në 0,6 për qind në vit, ndërsa në moshat më të avancuara rënia mund të arrijë deri në 2,5 për qind në vit.

Një tendencë e ngjashme është vërejtur edhe te forca muskulore, pa dallime të dukshme mes burrave dhe grave.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se aktiviteti fizik mund ta ngadalësojë këtë proces, edhe pse nuk mund ta ndalojë plotësisht.

Për më tepër, rezultatet tregojnë se njerëzit mund ta përmirësojnë forcën dhe kondicionin fizik përmes ushtrimeve edhe pas moshës 35-vjeçare.

Autorët e studimit synojnë të zbulojnë më shumë rreth mekanizmave që qëndrojnë pas këtyre ndryshimeve.

Pjesëmarrësit do të rivlerësohen kur të mbushin 68 vjeç, për të kuptuar më mirë se si ndryshon performanca fizike me kalimin e moshës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.