KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Mendoj se ishte magjik”, Neymar zbulon idhullin e tij

“Mendoj se ishte magjik”, Neymar zbulon idhullin e tij

Superylli brazilian dhe një nga futbollistët më të mirë të 15 viteve të fundit, Neymar ka shprehur admirimin e tij për legjendën holandeze, Dennis Bergkamp.

Neymar, i cili është 34 vjeç dhe shpreson të luajë në Kupën e Botës, e cila mbahet këtë vit për herë të parë në historinë e tre vendeve, SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, tha në një video promovuese për Ziggo Sport se i pëlqeu shumë të shikonte Bergkampin.

“Unë jam një lojtar që merr rreziqe në çdo moment. Të bësh gabime është pjesë e zhvillimit tënd, dhe për këtë arsye edhe pjesë e rutinës tënde.”

“Më pëlqente shumë të shikoja Dennis Bergkampin; ai ishte magji e pastër”, ka thënë Neymar.

Si kujtesë, Neymar është ende futbollisti më i shtrenjtë në botë, duke pasur parasysh se Barcelona e shiti atë te PSG në vitin 2017 për 222 milionë euro. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.