Shqipe Mehmeti-Selimi ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale, ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë.
Përmes një postimi, Mehmeti-Selimi tha se njëjtë si dënimi i 16 shtatorit, edhe ky i sotmi është i padrejtë dhe i papranueshëm, transmeton IndeksOnline.
“Ne presim dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi edhe në fazat e tjera gjyqësore” shkroi Mehmeti-Selimi.
Ky është postimi i plotë i saj:
Sot ndodhi edhe një përshkallëzim tjetër i padrejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ashtu siç ishte i padrejtë dënimi i H. Gucatit, N. Haradinajt, H. Shalës, S. Jonuzajt, I. Bahtjarit, P. Shalës dhe S. Mustafës, ashtu siç ishte e padrejtë edhe shpallja fajtorë e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, më 16 shtator të këtij viti, po ashtu edhe dënimi i sotëm i H. Thaçi, F. Fazliu, B. Smakaj dhe H. Kuqi është i padrejtë dhe i papranueshëm.
Ne presim dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi edhe në fazat e tjera gjyqësore.
Ndërkohë, i uroj Isni Kilajt dhe familjes së tij për shpalljen e pafajësisë dhe lirimin e tij.

