U mbajt konferenca “MedTech & Digital Health Kosova 2026”, një platformë që bashkoi liderë të sektorit shëndetësor, teknologjik dhe institucional për të diskutuar mbi të ardhmen e kujdesit shëndetësor në epokën digjitale.
Konferenca u organizua nga Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës (ASPKS) dhe Chester Group, në kuadër të Kosova Health Forum, me synimin për të nxitur dialogun, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave rreth inovacionit, inteligjencës artificiale, transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike në sektorin e shëndetësisë.
Pjesëmarrësit theksuan se transformimi digjital po ndryshon rrënjësisht mënyrën e funksionimit të sistemeve shëndetësore, ndërsa teknologjitë e reja dhe inteligjenca artificiale po shërbejnë si mjete mbështetëse për profesionistët shëndetësorë, duke ndihmuar në rritjen e efikasitetit, përmirësimin e proceseve dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët.
Kryetari i Asociacionit të Spitaleve Private të Kosovës, Arton Kubati tha se konferenca fokusohet në implementimin e teknologjive të reja, inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike në shëndetësi.
Arton Kubati, kryetari i Asociacionit të Spitaleve Private të KosovësFoto: Ridvan Slivova
“Inteligjenca artificiale tashmë është bërë pjesë e jetës së përditshme dhe po integrohet gjithnjë e më shumë edhe në sektorin e shëndetësisë. Megjithatë, ajo nuk mund ta zëvendësojë mjekun. Qëllimi ynë është që AI të përdoret si një vegël ndihmëse për diagnostikim dhe trajtim më të mirë të pacientëve”, tha Kubati.
Ai shtoi se sistemet e bazuara në inteligjencë artificiale tashmë po ndihmojnë profesionistët shëndetësorë në procesin e diagnostikimit, duke ua lehtësuar punën dhe duke kontribuar në vendimmarrje më të shpejtë dhe më të saktë.
Ndërkaq, kryesuesi i Departamentit të Inteligjencës Artificiale në kompaninë “91Live”, Leart Ajvazaj e cilësoi inteligjencën artificiale si një nga potencialet më të mëdha për zhvillimin e mjekësisë moderne.
Leart Ajvazaj, kryesues i Departamentit të Inteligjencës Artificiale në kompaninë “91Live”Foto: Ridvan Slivova
“Përmes inteligjencës artificiale mund të bëjmë hapa të mëdhenj drejt arritjes së standardeve që vendet më të zhvilluara të botës tashmë po i aplikojnë. Algoritmet dhe sistemet e avancuara mundësojnë që kujdesi ndaj pacientëve të jetë më efikas, ndërsa specialistët të kursejnë kohë në proceset diagnostikuese dhe trajtuese”, tha Vazaj.
Sipas tij, përdorimi i inteligjencës artificiale krijon mundësi për një sistem shëndetësor më cilësor dhe më të barabartë për të gjithë pacientët. /Telegrafi/
Konferenca “MedTech & Digital Health Kosova 2026”Foto: Ridvan Slivova
Konferenca “MedTech & Digital Health Kosova 2026”Foto: Ridvan Slivova
Konferenca “MedTech & Digital Health Kosova 2026”F
