KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Mediumi zviceran “SRF” shkruan për protestën në Shqipëri, fokusin ia jep deputetes që la partinë e pushtetit për t’u rreshtuar me popullin

Mediumi zviceran “SRF” shkruan për protestën në Shqipëri, fokusin ia jep deputetes që la partinë e pushtetit për t’u rreshtuar me popullin

Shqipëria po përballet me protesta të dhunshme tash e sa ditë, ku protestuesit ua kanë vënë flakën objekteve shtetërore, por, nuk i kanë kursyer as ndërtesat private, përfshirë kioska e dyqane.

Për këtë protestë, që në media raportohet si protestë e organizuar nga studentët, por, që po përfshihen edhe kategori tjera qytetare, kanë raportuar media të shumëta.

Mirëpo, një tjetër vëmendje kësaj proteste ia ka dhënë mediumi ziveran SRF, duke u fokusar vetëm te një person, transmeton Telegrafi.

Fjala është për deputeten më të re në Parlamentin e Shqipërisë, Marjana Koçeku, 25 vjeçarja që la Partinë Socialiste të Edi Ramës, për t’iu bashkuar kërkesave të drejta të popullit, që nisën muaj më parë, si pakëanqësi e shitjes së tokave shqiptare, të dhëndëri i Donald Trump.

Marjana atë kohë u rreshtua krahë popullit, madje, duke premtuar që ky rreshtim do vazhdojë edhe sot.

“Koçeku, e cila vjen nga një zonë e thellë dhe e izoluar e vendit, tha se ishte zhgënjyer nga mënyra se si partia po e përdorte pushtetin, duke vlerësuar se vendimet e saj nuk ishin në interes të njerëzve dhe mjedisit. Ajo është angazhuar më herët në çështje mjedisore dhe ka themeluar një biznes të vogël në fushën e agroturizmit” thuhet në raportimin e SRF-së.

Nga ana tjetër, në artikullin e SRF-së nuk mungojnë as detajet tjera të proteses, duke theksuar se “në kryeqytetin shqiptar janë lënduar afro 100 policë dhe janë arrestuar më shumë se 100 persona të dyshuar për përfshirje në trazira”.

Sidoqoftë, sipas analizës së mediumit zviceran SRF, ende nuk është e qartë nëse protestat studentore do të bashkohen me lëvizjen kundër projektit të Sazanit dhe do të krijojnë një front më të gjerë kundër qeverisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.