KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Më shumë çifte u ndanë në shtator, shkurorëzimet u rritën

Më shumë çifte u ndanë në shtator, shkurorëzimet u rritën

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Shtator 2026.

Nga ASK bëhet e ditur se, ka pasur më shumë lindje në muajin Shtator 2026 se sa në Gusht 2026.

Në publikim shtohet edhe se, në muajin shtator 2026 janë regjistruar 2 556 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Gjithsej nga lindjet e regjistruara, 1 378 janë meshkuj dhe 1 178 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2026, në  muajin shtator 2026 numri i lindjeve u rritë me 2,2 %.

Gjatë muajit shtator 2026 janë regjistruar gjithsej 861 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 462 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2026, në muajin shtator 2026 ka rënie të vdekjeve me 11,0 %.

Në muajin shtator 2026 janë regjistruar gjithsej 1 215 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).

Krahasuar me muajin gusht 2026, në muajin shtator 2026 numri i kurorëzimeve u zvogëlua me 37,5%.

Ndërsa, gjatë muajit shtator 2026, janë regjistruar 151 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. Krahasuar me muajin gusht 2026,ne muajin shtator numri i shkurorëzimeve është rritur me 55,7%.

Të dhënat publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.