KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Më mirë të jesh anëtar i BE-së sesa një shtet i SHBA-së”, presidenti finlandez i bën një propozim të papritur Kanadasë

“Më mirë të jesh anëtar i BE-së sesa një shtet i SHBA-së”, presidenti finlandez i bën një propozim të papritur Kanadasë

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka propozuar zgjerimin e Bashkimit Evropian deri në rreth 40 vende, duke theksuar se Evropa duhet të forcojë pozicionin e saj në skenën globale dhe të tërheqë më shumë partnerë të rinj.

Sipas tij, BE-ja duhet të bëhet më e madhe dhe më e fuqishme për t’iu përgjigjur ndryshimeve gjeopolitike dhe sfidave të sigurisë ndërkombëtare.

Ai sugjeroi se momenti aktual është i përshtatshëm për një zgjerim të tillë, duke përmendur luftën në Ukrainë dhe ndryshimet në politikën e Shteteve të Bashkuara si faktorë kyç.

Stubb përmendi si kandidatë të mundshëm për anëtarësim ose afrim më të ngushtë me BE-në vende si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Turqia, Norvegjia, Islanda dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Deklarata e tij ka tërhequr vëmendje për shkak të sugjerimit se Kanadaja, një aleate e ngushtë e SHBA-së, mund të përfitonte më shumë nga një lidhje më e fortë me Bashkimin Evropian sesa nga një afrim institucional me Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar disa herë se shtetit kanadez duhet të bëhet shtet i SHBA-së. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.