KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Me barkun e rrumbullakosur dhe plot energji, Dafina Zeqiri vazhdon të performojë

Me barkun e rrumbullakosur dhe plot energji, Dafina Zeqiri vazhdon të performojë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, po vazhdon të mbetet aktive në skenën muzikore edhe gjatë periudhës së shtatzënisë, duke mos hequr dorë nga angazhimet e saj artistike.

Artistja shqiptare po performon në koncerte dhe evente të ndryshme, duke treguar se pritja e ëmbël nuk e ka penguar të qëndrojë pranë publikut dhe të vazhdojë me ritmin e saj të zakonshëm profesional.

Në daljet e fundit publike, Dafina është shfaqur plot energji dhe në humor të mirë, ndërsa ka zgjedhur veshje që vënë në pah barkun e rrumbullakosur.

Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e ka përqafuar me natyrshmëri këtë periudhë të veçantë të jetës së saj, duke e ndarë lumturinë edhe me fansat.

Paraqitjet e saj kanë marrë komente të shumta pozitive në rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë komplimentuar për shkëlqimin, stilin dhe mënyrën se si po e shijon këtë kapitull të ri, pa u shkëputur nga muzika dhe skena. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.