KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Më 2 nëntor përkujtohen Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kjo është agjenda

Më 2 nëntor përkujtohen Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kjo është agjenda

Më 2 nëntor shënohet 37-vjetori i rënies heroike të Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut, të cilët ranë më 2 nëntor 1989, në Breg të Diellit në Prishtinë.

Për nder të përvjetorit të rënies së tyre, do të organizohen disa aktivitete përkujtimore në Prishtinë dhe Podujevë.

Sipas njoftimit të kryetarit të Klubit Politik “Afrim Zhitia”, Ragip Shala, agjenda e aktiviteteve është si vijon:

Ora 10:00 – Nderime pranë obeliskut dhe shtatores së heroit të kombit, Afrim Zhitia, në fshatin Llugë të Podujevës.
Ora 12:00 – Homazhe te varrezat e heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në Prishtinë.
Ora 13:00 – Nderime te flamuri kombëtar, pranë vendit në Breg të Diellit, ku ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Aktivitetet organizohen në shenjë nderimi për jetën, veprën dhe sakrificën e tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.