KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Mbyllet përkohësisht rruga “UÇK” në Istog, komuna tregon rrugët alternative

Mbyllet përkohësisht rruga “UÇK” në Istog, komuna tregon rrugët alternative

Komuna e Istogut ka njoftuar se nga e premtja, 25 shtator 2026, rruga “UÇK” do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve.

Sipas njoftimit, mbyllja e rrugës bëhet për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit për vazhdimin e ndërtimit të Qendrës së Istogut.

Gjatë periudhës së punimeve, drejtuesit e automjeteve janë udhëzuar të përdorin rrugët alternative, për të shmangur pengesat në qarkullim.

Rrugët alternative të rekomanduara janë: Rruga “Selim Bajramaj” – “Kongresi i Manastirit”, Rruga “Rexhë Destani”.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren dhe udhëzimet për qarkullim.

Po ashtu, u është bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të punimeve, me qëllim që procesi të realizohet në mënyrë të sigurt dhe efikase. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.