Deri në orën 7:30, janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në hapësira të hapura në të gjithë vendin, nga të cilat një është aktiv, dy janë nën kontroll dhe 20 zjarre janë shuar, njoftoi këtë mëngjes Qendra e Menaxhimit të Krizave.
Zjarri është aktiv në zonën Stojanova Naselba në fshatin Greshnicë në komunën e Makedonski Brod, ku digjen bimësi e ulët, pyje të degraduara dhe shkurre.
Zjarri në deponinë në Dellçevë dhe zjarri në fshatin Patalishta të Gostivarit, ku është prekur bimësia e ulët dhe pyjet me kërcell të ulët, janë nën kontroll./Telegrafi/
