KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

MBPEU pagoi 461,5 milionë denarë për 23.874 fermerë që kultivojnë drithëra

MBPEU pagoi 461,5 milionë denarë për 23.874 fermerë që kultivojnë drithëra

Sot është realizuar pagesa e subvencioneve për drithërat dhe kulturat e tjera të arave. Gjithsej 461,5 milionë denarë janë paguar për 23.874 fermerë, për sipërfaqet e mbjella me grurë, elb, misër, oriz dhe kultura të tjera.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, tha se pagesa është pjesë e dinamikës së paralajmëruar të realizimit të subvencioneve.

“Ditëve të fundit janë realizuar pagesat për rritësit e dhive dhe gjedheve, si dhe për prodhimin organik, ndërsa sot vijojmë me pagesat për drithërat dhe kulturat e tjera të arave. Përpiqemi që subvencionet të paguhen në kohë dhe të arrijnë te fermerët”, deklaroi Hoxha.

Mjetet janë paguar në kuadër të Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025 dhe përfshijnë pagesat direkte sipas sipërfaqes së punueshme bujqësore për kulturat e arave, bimët mjekësore, aromatike dhe erëzat, si dhe lulet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.