KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mblidhet PDK, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia shtetërore për apelin dhe iniciativa e re ligjore për Dhomat e Specializuara

Mblidhet PDK, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia shtetërore për apelin dhe iniciativa e re ligjore për Dhomat e Specializuara

Partia Demokratike e Kosovës mbajti sot një takim të përbashkët të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe kryetarëve të degëve. Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, i njoftoi të pranishmit për zhvillimet e fundit dhe hapat e radhës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë.

Çitaku bëri të ditur se javën e ardhshme pritet të prezantohen frytet e para të punës intensive për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë – strategjia shtetërore për mbrojtjen në apel dhe iniciativa e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Sipas dakordimeve të arritura, kjo iniciativë do të mbështetet në tekstin që Kuvendi miratoi në tetor dhe do të përfshijë kontributet e PDK-së, të ekspertëve dhe të grupit punues.

Çitaku vlerësoi se uniteti i të gjitha partive parlamentare shqiptare në mbrojtje të luftës së popullit të Kosovës për liri dhe të çlirimtarëve në Hagë ka peshë historike. Ajo falënderoi të gjithë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin me të cilin e kanë mbështetur këtë çështje si kauzë kombëtare.

Ushtruesja e detyrës së kryetares, Vlora Çitaku, riafirmoi se mbrojtja e çlirimtarëve në apel është prioritet absolut i PDK-së.

PDK do të angazhohet deri në fund që çlirimtarët të kenë mbështetjen e shtetit në çdo nivel, me mobilizimin e të gjitha kapaciteteve institucionale dhe me fonde të mjaftueshme për të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm, me një qëllim të vetëm: rrëzimit të aktgjykimit të shkallës së parë dhe fitores së çlirimtarëve në apel.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.