KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mblidhen dy komisione parlamentare, shqyrtohet Projektligji për Byronë Shtetërore

Mblidhen dy komisione parlamentare, shqyrtohet Projektligji për Byronë Shtetërore

Dy komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje në Kuvend, ku në fokus do të jenë shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore dhe raportimi për auditimin e buxhetit të shtetit për vitin 2025.

Në orën 13:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ndërkaq, në orën 14:00, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të dëgjojë raportimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, dhe të Auditorës së Përgjithshme, Vlora Spanca.

Ata do të raportojnë lidhur me raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2025./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.