Një person ka ndërruar jetë në QKUK, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje (e enjte) në orën 21:19.
Vdekjen e të njëjtit e ka konstatuar ekipi mjekësor, kurse me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është derguar për obduksion.
“Prishtinë 22.10.2026-21:19. Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe më vonë vdekjen e të njëjtit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

