KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Mbijetesa politike e Netanyahut në pikëpyetje, ndërsa izraelitët votojnë

Mbijetesa politike e Netanyahut në pikëpyetje, ndërsa izraelitët votojnë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përballet me një sfidë të madhe për mbijetesën e tij politike në zgjedhjet e së martës, ndërsa votuesit vlerësojnë udhëheqjen e tij pas sulmeve të Hamasit në vitin 2023, luftërave në Gaza dhe me Iranin, si dhe izolimit në rritje ndërkombëtar të Izraelit.

Megjithatë, Netanyahu, i cili ka kaluar gjithsej 19 vjet në pushtet, mbetet një figurë që ka dëshmuar aftësi për të mbijetuar politikisht.

Politika nacionaliste është forcuar gjithnjë e më shumë, ndërsa sistemi i fragmentuar politik i Izraelit mund t’ia lehtësojë atij formimin e një qeverie të re, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv

Sondazhet e opinionit tregojnë një garë të ngushtë mes partisë Likud të Netanyahut dhe aleatëve të tij të djathtë, përballë një aleance rivale të udhëhequr nga Gadi Eisenkot, ish-shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra në çështjet e sigurisë dhe që mbështetet nga votues të së djathtës dhe të qendrës.

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00, sipas orës lokale, ndërsa votimi do të përfundojë në orën 22:00.

Gjatë fushatës, Netanyahu është mbështetur te udhëheqja e tij gjatë luftës dhe te aleanca me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili e ka mbështetur publikisht dhe i është bashkuar Izraelit në luftën kundër Iranit.

Të dielën, Netanyahu deklaroi se Trump ishte i gatshëm të ndërhynte sërish për ta larguar “përfundimisht” kërcënimin iranian, por vetëm nëse ai do të qëndronte në pushtet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.