KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi gjysmë toni marihuanë dhe armë të rënda në Suharekë, ngritet aktakuzë ndaj tre personave

Mbi gjysmë toni marihuanë dhe armë të rënda në Suharekë, ngritet aktakuzë ndaj tre personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për kultivimin dhe posedimin e mbi gjysmë toni marihuanë në fshatin Maqitevë të Suharekës. Gjatë operacionit ishin sekuestruar edhe armë të ndryshme, përfshirë një raketë krahu antitank.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndaj të pandehurve F.N., M.A. dhe B.A., të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim, raporton lajmi.net

Tre të pandehurit akuzohen se, duke vepruar në bashkëkryerje, kanë kultivuar bimë kanabisi dhe kanë poseduar substanca narkotike me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e tyre.

Sipas aktakuzës, nga një datë ende e papërcaktuar deri më 16 shtator 2025, të akuzuarit kishin kultivuar kanabis në dy parcela në një zonë malore të fshatit Maqitevë.

Për kultivimin e bimëve, ata dyshohet se kishin instaluar edhe një sistem ujitjeje me rezervuar uji dhe gypa me sistemin pikë-pikë.

512 kilogramë marihuanë të sekuestruara

Aktiviteti i dyshuar kriminal ishte zbuluar më 16 shtator 2025, kur në një shtallë ishin gjetur dhe sekuestruar 512 kilogramë marihuanë.

Sipas Prokurorisë, droga ndodhej në fazën e tharjes dhe përgatitjes për shpërndarje dhe shitje në treg.

Ekspertimi i kryer nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë kishte konfirmuar se mostrat e ekzaminuara përmbanin kanabis me substancën psikoaktive THC.

U sekuestruan edhe raketë antitank, armë dhe municion

Përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, secili nga tre të pandehurit akuzohet edhe për posedim të paautorizuar të armëve.

Gjatë kontrolleve, autoritetet kishin gjetur dhe sekuestruar një raketë krahu antitank, një mortajë dore, një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmëautomatike dhe municion.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që, pas shqyrtimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Po ashtu, është propozuar konfiskimi i përhershëm i dy parcelave me sipërfaqe prej 1,963 dhe 1,438 metrash katrorë, bashkë me shtëpinë dhe shtallën që dyshohet se janë përdorur për kultivimin dhe përgatitjen e narkotikëve.

Kërkesa për konfiskim përfshin edhe substancat narkotike, pajisjet e kultivimit, armët, municionin, telefonat mobilë, një traktor me rimorkio dhe prova të tjera materiale.

Të pandehurit përballen me akuza për kultivim të kanabisit, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Aktakuza është ngritur më 20 nëntor 2026, ndërsa përgjegjësia penale e të akuzuarve mbetet të përcaktohet nga gjykata./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.