KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mbi 12 milionë euro, Chelsea përgatit ofertën e dytë për Granit Xhakën

Mbi 12 milionë euro, Chelsea përgatit ofertën e dytë për Granit Xhakën

Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës dhe pritet të rikthehet me një ofertë të përmirësuar për kapitenin e Sunderlandit, pasi oferta e parë është refuzuar nga klubi anglez.

Sipas raportimeve nga Anglia, londinezët kishin ofruar rreth tetë milionë funte për mesfushorin shqiptar, por Sunderland e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta shesë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Chelsea tani pritet të paraqesë një ofertë të re, e cila mund të arrijë vlerën prej 10 deri në 12.5 milionë funteve, plus bonuse shtesë.

Thuhet se Xhaka është i interesuar për transferimin në “Stamford Bridge”, ndërsa trajneri Xabi Alonso është shtytësi kryesor i këtij operacioni, pasi dëshiron të punojë sërish me mesfushorin me të cilin bashkëpunoi te Bayer Leverkuseni.

Megjithatë, drejtuesit e Chelseat hezitojnë të shpenzojnë më shumë për një lojtar që tashmë është 33 vjeç, ndërsa Sunderland mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij.

Klubi nga veriu i Anglisë e transferoi Xhakën nga Bayer Leverkuseni vetëm verën e kaluar për një shumë totale prej rreth 17.5 milionë funtesh dhe e konsideron atë një figurë qendrore në skuadrën e trajnerit Regis Le Bris.

Pas transferimit, ai mori menjëherë shiritin e kapitenit dhe u shndërrua në një nga lojtarët më me ndikim të ekipit, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Pikërisht për këtë arsye, Sunderland nuk dëshiron të detyrohet ta shesë liderin e mesfushës, sidomos për një shumë që do të përfaqësonte humbje financiare krahasuar me investimin e bërë një vit më parë.

Ndërkohë, situata bëhet edhe më interesante për faktin se Sunderland siguroi një vend në garat evropiane sezonin e kaluar pikërisht në dëm të Chelseat, duke e mbyllur kampionatin para londinezëve dhe duke fituar të drejtën për të luajtur në Ligën e Evropës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.