KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mbi 1.4 milionë euro për rrugën qarkore në Kamenicë, vazhdojnë punimet në dy krahët

Mbi 1.4 milionë euro për rrugën qarkore në Kamenicë, vazhdojnë punimet në dy krahët

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës qarkore, në kuadër të Krahut 1 dhe Krahut 2, me qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës rrugore në zonat e përfshira në projekt.

Sipas kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, vlera e përgjithshme e kontratës për të dy krahët është 1,428,280.77 euro, ndërsa gjatësia totale e rrugës që përfshihet në projekt është 1,805 metra.

Krahu 2 përfshin një gjatësi prej 1,065 metrash, me vlerë të kontratës prej 1,017,693.01 euro.

Ndërkaq, vazhdimi i Krahut 1 përfshin 740 metra, me vlerë prej 410,587.76 euro.

Sipas Komunës, ky investim paraqet një ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore, e cila synon përmirësimin e rrjetit rrugor dhe krijimin e kushteve më të mira të qarkullimit për banorët e zonave të përfshira në projekt. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.