Për 27 vjet duket se qëndruan të fshehura mes të vdekurve.
E tek këtë të martë, në varrezat e Mitrovicës së Veriut u gjetën mbetje mortore që dyshohet se i përkasin luftës së fundit.
Ato u hasën pas gërmimeve që u bënë në këtë zonë, e u dërguan për ekzaminime.
Siç meson Klani, informacioni për lokacionin erdhi nga një boshnjak i veriut që ishte në dijeni për rastin, që sipas Shoqatës për të Zhdukurit, këtu u gjetën edhe shumë eshtra të tjerë.
Edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, këtë lokacion e ka nën llupë moti kohë, duke vlerësuar mundësinë që në këto varreza të ketë përsëri gjurmime të tjera.
Burimi: klankosova.tv ↗

