KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbeti jashtë Kuvendit në dhjetor, Gashi rikandidon sërish për deputet

Mbeti jashtë Kuvendit në dhjetor, Gashi rikandidon sërish për deputet

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka njoftuar se me propozim të Degës së LDK-së në Pejë dhe Degës IV në Prishtinë, do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Gashi ka falënderuar strukturat e partisë, votuesit dhe qytetarët për besimin e vazhdueshëm, duke thënë se do të vazhdojë angazhimin e tij në mbrojtje të vlerave demokratike dhe zhvillimit të vendit.

“Me propozim të Degës së LDK-së në Pejë dhe Degës IV të LDK-së në Prishtinë, jam kandidat edhe për një mandat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Falënderoj strukturat e LDK-së, votuesit dhe qytetarët e Kosovës për besimin e vazhdueshëm ndaj meje. Ju garantoj se do të vazhdoj me përkushtim në mbrojtje të vlerave tona politike, të sistemit demokratik dhe të besimit qytetar, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe të përhershme. Më 7 qershor është momenti kur së bashku e përcaktojmë të ardhmen e Kosovës. Na priftë e mbara!”, ka deklaruar Gashi.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025, Gashi nuk kishte arritur të sigurojë mandatin e deputetit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.