KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mbappe: Të luash për Real Madridin, klubin më të mirë në botë, është një dhuratë nga Zoti

Mbappe: Të luash për Real Madridin, klubin më të mirë në botë, është një dhuratë nga Zoti

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, foli për edicionin spanjoll të revistës GQ rreth udhëtimit të tij në futboll, situatës së tij aktuale te Real Madridi dhe sfidave që sjell futbolli i nivelit të lartë.

Mbappe reflektoi mbi situatën e tij sportive, por edhe mbi aspekte më pak të dukshme si forca mendore, lidershipi dhe ndikimi i një kalendari të mbipopulluar te lojtarët.

Kur u pyet se çfarë do të thotë për të të jetë lojtar i Real Madridit, Mbappe ishte i drejtpërdrejtë.

“Për mua, është si një dhuratë nga Zoti. Të kem mundësinë të jetoj me pasionin tim, të luaj ndeshjet më të mira, të jem në klubin më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Mbappe.

“Jam gjithmonë jashtëzakonisht mirënjohës që jam në fushë, që zgjohem çdo mëngjes për të bërë atë që më bën të lumtur”.


Ai vlerësoi veçanërisht stadiumin Santiago Bernabeu dhe Spanjën.

“Më pëlqen të jem në fushë dhe të ndihem sikur po luaj në fushën më të mirë në botë, në një vend që, për sa i përket futbollit, është një nga më të mirët në botë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.