KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mbappe e theu një rekord të Raulit, pas dy golave në “El Clasico”

Mbappe e theu një rekord të Raulit, pas dy golave në “El Clasico”

Kylian Mbappé shkroi një tjetër kapitull në historinë e tij gjithnjë e më të pasur në “El Clasico”, të dielën mbrëma në “Spotify Camp Nou”.

Sulmuesi francez shënoi kundër Barcelonës në xhiron e dhjetë të kampionatit spanjoll, duke e zgjeruar një rekord tashmë të mbushur me arritje të rëndësishme.

Goli i parë i Real Madridit erdhi pas një aksioni kaotik.

Diomande harkoi nga krahu i majtë, Gerard Martín nuk arriti ta largonte topin, i cili u përplas në Mbappén.

Francezi e devijoi me këmbë dhe e dërgoi topin përtej Joan Garcias. Më pas, ai shënoi edhe golin e dytë në minutën e 87-të.

Statistikat e tij në këtë përballje të madhe nuk përfunduan me kaq.

Rrjeti francez “Stats Foot” zbuloi një tjetër arritje në shënimin e golave për futbollistin e Real Madridit në pesë ligat kryesore të Evropës.

Mbappé ka arritur tashmë në kuotën e 258 golave në pesë ligat kryesore gjatë karrierës së tij profesionale, duke e kaluar ish-legjendën e Real Madridit, Raúl González, i cili kishte shënuar 256 gola.

I njëjti rrjet vuri në dukje se Barcelona renditet ndër skuadrat ndaj të cilave Mbappé ka shënuar më së shumti gola në ndeshjet zyrtare.

Katalunasit janë ndëshkuar 14 herë nga francezi, ndërsa vetëm Montpellier ka pësuar më shumë, me 15 gola.

Kjo dëshmon rekordin e tij të jashtëzakonshëm kundër Barcelonës.

Sa u përket statistikave, llogaria “Mister Chip”, e specializuar në këtë fushë, vuri në pah fillimin e jashtëzakonshëm të Mbappés në “El Clasico”.

Ai ka shënuar tetë gola në shtatë paraqitjet e tij të para në përballjet historike mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Vetëm tre futbollistë kishin arritur më parë të shënonin shtatë gola në shtatë ndeshjet e tyre të para në “El Clasico”, rivalitet që daton prej më shumë se 124 vjetësh.

Të tre e kishin arritur këtë sukses para më shumë se 75 vjetësh: Bernabéu në vitin 1916, Samitier në vitin 1932 dhe Pahiño në vitin 1951.

Tani, Mbappé i është bashkuar këtij grupi të rrallë në historinë statistikore të “El Clasicos”.

Francezi ka dëshmuar edhe një herë se di të lërë gjurmë në njërën prej përballjeve më të famshme dhe më të luftuara në futbollin botëror.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.