KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kina mbledh udhëheqësit e Partisë Komuniste, në fokus disiplina dhe masa tjera

Kina mbledh udhëheqësit e Partisë Komuniste, në fokus disiplina dhe masa tjera

Udhëheqësit e lartë të Kinës kanë nisur një takim katërditor në Pekin, ku do të diskutojnë forcimin e disiplinës brenda Partisë Komuniste dhe masat kundër korrupsionit, në një kohë kur presidenti Xi Jinping kërkon zbatim më të rreptë të direktivave partiake.

Në mbledhjen e pestë plenare marrin pjesë rreth 300 anëtarë të Komitetit Qendror. Takimi po ndiqet nga afër edhe për sinjalet që mund të japë mbi drejtimin politik të vendit dhe ndryshimet e mundshme në udhëheqje.

Sipas agjencisë shtetërore kineze Xinhua, në fokus është një projektvendim për forcimin e kontrollit dhe vetëdisiplinës brenda partisë. Masat mund të përfshijnë mbikëqyrje më të rreptë të shpenzimeve publike dhe përdorim më të gjerë të teknologjisë për zbulimin e korrupsionit.

Fushata antikorrupsion e Xi Jinping ka prekur mijëra zyrtarë, përfshirë edhe nivelet e larta të ushtrisë. Tetë vende në Komitetin Qendror janë të lira, ndërsa 15 anëtarë të tjerë janë nën hetim.

Takimi zhvillohet në një periudhë sfidash ekonomike për Kinën, të karakterizuara nga konsumi i dobët i brendshëm, kriza e zgjatur në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe tensionet në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.