KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Matt Damon flet për kulturën e linçimit publik: Të ndjek deri në varr

Matt Damon flet për kulturën e linçimit publik: Të ndjek deri në varr

Matt Damon ndau mendimet e tij mbi kulturën e “linçimit publik” në rrjetet sociale gjatë paraqitjes së tij këtë javë në emisionin The Joe Rogan Experience.

Aktori 55-vjeçar ishte i ftuar në episodin e së premtes për të promovuar filmin e tij të ri kriminal për Netflix, The Rip, së bashku me bashkëyllin dhe mikun e tij të ngushtë, Ben Affleck.

Gjatë diskutimit për filmin, i cili ndjek historinë e disa policëve në Miami që sekuestron miliona dollarë, Affleck deklaroi se nuk i përmbahet ndarjes së thjeshtuar mes “të drejtës dhe të gabuarës”.

Kjo e shtyu moderatori Joe Rogan ta lidhte deklaratën me kulturën e anulimit, duke e përshkruar këtë fenomen si “idenë se një gjë që ke thënë ose një veprim që ke bërë… tani do ta zmadhojmë në maksimum dhe do të të përjashtojmë nga shoqëria përgjithmonë”.

Damon ndërhyri duke shtuar: “…përjetësisht”, dhe vazhdoi: “Sepse besoj se disa prej atyre njerëzve [që janë ‘bojkotuar’] do të kishin preferuar të shkonin në burg për 18 muaj apo çfarëdo qoftë, e më pas të dilnin dhe të thoshin: ‘E pagova borxhin tim. Kaq ishte. A mund ta mbyllim këtu?’”.

Ai shtoi: “Problemi me këtë lloj linçimi publik është se nuk përfundon kurrë. Të ndjek deri në varr”.

Damon dhe Affleck, bashkëpunëtorë dhe miq prej shumë vitesh, kanë kaluar javën duke dhënë intervista të ndryshme për shtyp.

Të martën në mëngjes, të dy u shfaqën në emisionin Today, ku i treguan gazetarit Craig Melvin se cilat janë gjërat që u pëlqejnë më pak tek njëri-tjetri.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.