Një shtetas i huaj ka raportuar se është bërë viktimë e një mashtrimi kompjuterik në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 31 tetor, në rrugën “Muharrem Fejza”, në drejtim të rrugës “Prekazi”.
Ankuesi, i cili ka leje qëndrimi në Kosovë, ka deklaruar se një person i dyshuar, po ashtu shtetas i huaj dhe i së njëjtës shtetësi me të, ia ka marrë paratë nga kuleta digjitale (Wallet) dhe një pajisje me vlerë.
“Ankuesi mashkull shtetas i huaj me leje qëndrim të Kosovës ka raportuar se kishte rënë pre e një mashtrimi kompjuterik”, thuhet në raportin e Policisë.
Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
“I njëjti i është marr para nga Walleti dhe një pajisje me vlerë nga i dyshuari mashkull me shtetësi të huaj (i të njëjtës shtetësi me ankuesin), i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë. /Lajmi.net/

