KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Marrëveshja mes EFTA-s dhe Kosovës, a do të kushtojnë tashmë ajvari, turshitë dhe Golden Eagle më lirë në Zvicër?

Marrëveshja mes EFTA-s dhe Kosovës, a do të kushtojnë tashmë ajvari, turshitë dhe Golden Eagle më lirë në Zvicër?

Që nga dje, ka hyrë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s ka hyrë në fuqi në Zvicër, e kjo gjë u pa si një arritje e madhe për vendin, pasi, përfiton lehtësira në tregun ekonomik.

Saktësisht, bëhet ulja ose heqja e tarifave doganore për një sërë produktesh.

Kjo gjë nënkupton që, shumë produkte që janë ‘Made in Kosova’ mund të shihen më shumë në tregun zviceran, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

E në mesin e këtyre produkteve që mund të përfitojnë janë ajvari, turshitë, kafeja “Devolli Princ”, patatinat “Vipa”, birra “Peja” dhe pijet energjike “Golden Eagle”.

Nëse bëhen matje sipas një llogarije, për shembull, për 10 tonë turshi mund të kursehen rreth 3,500 franga në tarifa doganore. Kjo ulje i bën produktet më konkurruese dhe krijon mundësi të reja për bashkëpunim me shitësit zviceranë.

Megjithatë, nuk pritet që ndryshimi të sjellë menjëherë një rritje të madhe të produkteve kosovare në raftet e supermarketeve. Migros dhe Coop tashmë kanë një gamë produktesh nga Ballkani, ndërsa birra “Peja” është pjesë e ofertës standarde të Denner. Coop shet gjithashtu produkte të tjera nga Kosova, përfshirë kafenë dhe “Golden Eagle”, kurse, Lidl dhe Aldi aktualisht nuk kanë produkte të freskëta nga Kosova.

Marrëveshja përfshin Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin dhe synon të përmirësojë qasjen e produkteve në tregjet e këtyre vendeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.