KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Marrëveshja me kompaninë turke për furnizim me pajisje për 100 mjete të blinduara, Ministria e Mbrojtjes sqaron

Marrëveshja me kompaninë turke për furnizim me pajisje për 100 mjete të blinduara, Ministria e Mbrojtjes sqaron

Sot në mediat turke u raportua se është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe kompanisë turke SYS për furnizim me pajisje për 100 mjete të blinduara.

Kryetari i SYS, Zafer Aral, në një deklaratë për agjencinë Anadoly gjatë panairit që është organizuar në fushën e mbrojtjes në Stamboll kishte deklaruar se Marrëveshja ka të bëjë me armatosjen e automjeteve të blinduara.

E lidhur me këtë, Telegrafi i ka shkruar Ministrisë së Mbrojtjes.

Zëdhënësja Liridona Gashi ka bërë të ditur se gjatë panairit SAHA Expo 2026, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka vizituar disa prej kompanive për të parë nga afër pajisjet dhe sistemet e armatimit të teknologjisë së fundit që këto kompani ofrojnë, në mesin e tyre ka qenë dhe kompania SYS, por theksoi se nuk ka pasur marrëveshje për blerje.

“Gjatë panairit SAHA Expo 2026, Ministri i Mbrojtjes ka vizituar disa prej kompanive për të parë nga afër pajisjet dhe sistemet e armatimit të teknologjisë së fundit që këto kompani ofrojnë, në mesin e tyre ka qenë dhe kompania SYS, por bëjmë të ditur që nuk ka pasur marrëveshje për blerje.

Dokumenti i nënshkruar me Kompaninë SYS është Non-disclosure Agreement që ka të bëjë me ruajtjen e të dhënave gjatë procesit të vlerësimit teknik të një pjesë të automjeteve të FSK-së. Pra, nuk ka marrëveshje për furnizim me automjete, pasi një gjë e tillë bëhet vetëm pas vlerësimit të nevojave dhe kërkesave të FSK-së”, tha Gashi për Telegrafin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.