KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, Bekim Sejdiu emri i dakorduar – reagime pro dhe kundër

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, Bekim Sejdiu emri i dakorduar – reagime pro dhe kundër

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur të hënën marrëveshje për kandidatin e përbashkët për President të Republikës së Kosovës.

Kandidati i dakorduar është profesori doktor Bekim Sejdiu, emër jo-partiak, i cili ka pranuar kandidaturën dhe ka deklaruar se është vënë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

Marrëveshja është arritur pas takimeve të vazhdueshme ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Menjëherë pas publikimit të marrëveshjes kanë nisur edhe reagimet politike.

Derisa disa figura e kanë mirëpritur dhe mbështetur kandidaturën e Sejdiut, brenda LDK-së janë shfaqur edhe kundërshtime.

Telegrafi do t’ju sjell të gjitha zhvillimet, deklaratat dhe reagimet pas marrëveshjes.

31/08/2026 15:22-​ Bekim Sejdiu pranon kandidaturën për president

Bekim Sejdiu ka konfirmuar se ka pranuar propozimin për të kandiduar për president të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për emrin e tij.

Për të lexuar deklaratën e plotë të tij: Kliko këtu.

31/08/2026 15:17-​  Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për president

Profesori doktor Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë dakorduar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Abdixhiku ka bërë të ditur para mediave pas takimit me Kurtin se nga 9 korriku janë zhvilluar takime dhe diskutime të vazhdueshme për çështjen e presidentit.

Ai tha se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por kanë qenë shteruese dhe se palët kanë qenë të përkushtuara për të gjetur një emër konsensual.

Më shumë kliko KËTU.


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.