Maqedonia e Veriut ka hapur ambasadë rezidente në Vilnius, Lituani.
“Ambasadën e hapën ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski dhe kolegu i tij lituanez, Kestutis Budrys.
Paraprakisht të dy ministrat patën edhe një takim ku u bisedua veçanërisht për tejkalimin e pengesave dhe përshpejtimin e rrugës evropiane të Maqedonisë”, njoftojnë nga MPJ e RMV-së./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

