KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një shtetas gjerman, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet një shtetas gjerman, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë arrestuar një shtetas të Gjermanisë, L.S., nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikimin e kundërligjshëm të armëve.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta, i dyshuari fillimisht është ndaluar në rajonin e Gjilanit, ku pas ndalimit, automjeti me të cilin po udhëtonte është dërguar për kontroll dhe skanim të mëtejshëm, ku janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e verpave penale:
· “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe
· “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, përfshirë verifikimin e origjinisë dhe destinacionit të armëve./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.