KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedonci takon komandantin e KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

Maqedonci takon komandantin e KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin Roberto Vergori, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës së re.

Përmes një njoftimi, Maqedonci bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, transmeton Klankosova.tv.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit me misionin e NATO-s në Kosovë, duke vlerësuar rëndësinë e partneritetit në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

Maqedonci ritheksoi se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe objektiv kyç për të ardhmen e vendit.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë në funksion të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin e ministrit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.