Furnizimi me ujë është rikthyer në disa fshatra të Prizrenit pas sanimit të një defekti në gypin kryesor furnizues.
Nderona Kurtaj, zëdhënëse e KRU “Hidroregjioni Jugor”, ka bërë të ditur se furnizimi është rikthyer të dielën në orën 17:30, ndërsa aktualisht ndërprerje ka në fshatrat Planej, Gorozhup dhe Mile për shkak të problemeve me energjinë elektrike.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve ta kursejnë ujin e pijshëm dhe t’i kryejnë obligimet financiare ndaj kompanisë.
Ndiqni detajet e plota:
Burimi: klankosova.tv ↗

