KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Man United ka vdekur”, James Rodriguez zbulon si Carlo Ancelotti e bindi që t’i bashkohet Bayern Munichut

“Man United ka vdekur”, James Rodriguez zbulon si Carlo Ancelotti e bindi që t’i bashkohet Bayern Munichut

Mesfushori James Rodriguez ka zbuluar për herë të parë se para kalimit te Bayern Munichu, ishte afër transferimit te Manchester Unitedi.

Rodriguez shkëlqeu për pak vite te Real Madridi, por pastaj e humbi vendin e titullarit kësisoj ndryshoi skuadër, për t’iu bashkuar gjigantit gjerman.

Megjithatë, në një intervistë së fundmi – numri 10 ka shpjeguar si Carlo Ancelotti e bindi ta refuzojë Man Unitedin për Bayernin.

“Askush nuk e di këtë, por pas Real Madridit do të shkoja te Manchester Unitedi”.

“Jorge Mendes më pyeti “A do të luash për Bayernin?”, dhe i thashë “Ku do të luajë? Ribery, Robben… Ai më tha “Carlo ka kërkuar për ty”.

“Carlo më telefonon dhe i them “Po shkoj te Man Unitedi”. Ai më u përgjigj “Të lutem, te Manchesteri? Unitedi është i vdekur. Duhet të vish këtu tek unë”, kujtoi ai.

Rodriguez aktualisht është pa klub ndërsa nuk është ftuar për Kupën e Botës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.