Manchester City po synon transferimin e Alexis Mac Allisterit nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës, në rast se humbet shërbimet e Rodrit, ka raportuar një gazetar.
Mac Allister konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në Ligën Premier dhe ndër vite është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të Liverpoolit.
Mesfushori i kombëtares së Argjentinës është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2023 dhe me “Reds” ka fituar nga një herë titullin e Ligës Premier dhe Kupën EFL.
Në moshën 27-vjeçare, Mac Allister ndodhet në një nga periudhat më të mira të karrierës së tij dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e Manchester Cityt.
Sipas gazetarit Matt Thielen, Manchester City ka qenë në kontakt me rrethin e lojtarit argjentinas.
“Qytetarët” rrezikojnë ta humbasin Rodrin gjatë kësaj vere dhe besojnë se Mac Allister do të ishte zëvendësuesi ideal për spanjollin.
Kontrata e Rodrit me Manchester Cityn skadon në verën e vitit 2027 dhe deri më tani nuk ka shenja se 30-vjeçari do të firmosë një marrëveshje të re për të vazhduar qëndrimin e tij në “Etihad”./Telegrafi/
