KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Liga e Kampionëve rikthehet me ndeshje interesante

Liga e Kampionëve rikthehet me ndeshje interesante

Këtë të martë, 24 nëntor, rikthehet Champions League, me nëntë ndeshje të vlefshme pë raundin e pestë.

Padyshim vëmendja më e madhe pritet të jetë tek Arsenal-Borussia Dortmund, një duel ku spektakli është i garantuar.

Anglezët vijnë në formë të shkëlqyer në Champions, ku numërojnë 10 pikë, pas tre fitoreve dhe një barazimi. Një tjetër fitore, do të afronte nënkampionët e Europës me kualifikimin direkt për në fazën tjetër.

Në krahun tjetër edhe Dortmund ka treguar formë të shkëlqyer, me tre fitore dhe vetëm një humbje.

Përballje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Manchester Cityt dhe Napolit në Angli. Kjo ndeshje do të shënojë edhe rikthimin e Kevin De Bruyne, te ish-ekipi ku bëri histori.

Në katër raundet e para, “qytetarët” kanë regjistruar 9 pikë dhe kërkojnë një tjetër sukses. Situata nuk është aspak e qetë tek italianët, pasi në katër raunde, Napoli numëron 3 humbje dhe vetëm një fitore.

Real Madrid pret në shtëpi holandezët e PSV Eindhoven. Një duel i lehtë në letër për spanjollët, që deri tani kanë ecuri perfekte në Champions me katër fitore.

Në sfidat e tjera të orës 21:00, Como pret grekët e AEK-ut, Porto luan ndaj Feyenoord, Leipzig përballet me Lens, ndërsa Betis sfidon Sovan Bratislava në transfertë.

Në orën 18:45, Galatasaray duelon me Aston Villan, ndërsa Bodo/Glimt përballet me LASK.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.