E ardhmja e Cristiano Ronaldos me Kombëtaren e Portugalisë është vënë në pikëpyetje, pasi motra e tij, Elma Aveiro, ka lënë të kuptohet se rikthimi i sulmuesit në përfaqësuese nuk është i sigurt.
E pyetur për të ardhmen e vëllait të saj, Elma Aveiro ka vlerësuar se mundësitë që ai të rikthehet janë më të vogla sesa ato që të mos ndodhë një gjë e tillë.
Sipas raportimeve, situata lidhet edhe me pakënaqësitë ndaj Jorge Jesusit, të cilin ajo e ka akuzuar për një “tradhti”. Ndërkohë, Ronaldo thuhet se po kalon një periudhë të vështirë, e cila po shkakton shqetësim edhe te familjarët e tij.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar se Cristiano Ronaldo do të tërhiqet nga Kombëtarja e Portugalisë.
Burimi: lajmi.net ↗

