KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të lënduar në Mirditë

Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të lënduar në Mirditë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kurbnesh të Mirditës, ku raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Tv Klan raporton se të lënduarit janë transportuar për mjekim në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupet përkatëse të policisë.

Rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga janë ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Tv Klan

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.