Një majmun ka vizituar një dyqan për riparimin e telefonave në Indi, ku ka përshëndetur me një përqafim pronarin e dyqanit.
Sipas mediave lokale, burri e ushqen rregullisht primatin, i cili duket se është mësuar të kthehet aty për të marrë ushqim.
Këtë herë, meqë “dreka po vonohej”, majmuni i uritur u paraqit aty për t’ia kujtuar pronarit se kishte ardhur koha për të ngrënë.
Vizita e pazakontë, e shoqëruar me një përqafim, e shndërroi momentin në një skenë të veçantë. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

