Manchester Unitedi ka lëshuar dy pikë në minutën e fundit në udhëtim te Evertoni, në kuadër të xhiros së tretë në Ligën Premier.
“Djajtë e Kuq” ishin duke fituar me rezultat 2-1 deri në minutën 90+5’, por pastaj një eurogol i Ainsley Maitland-Niles nga distanca ia fitoi një pikë Evertonit.
Pjesa e parë ishte tepër e barabartë, ku të dy skuadrat krijuan raste shënimi megjithatë iu mungoi finalizimi.
Në pjesën e dytë, ishte Bryan Mbeumo që me një supergol e la portierin Pickford totalisht të shtangur për ta zhbllokuar epërsinë (46’).
Evertoni megjithatë arriti të rikthehet në lojë falë Tyrique George që shënoi pas asistimit të Hayden Hackney (83’).
Sidoqoftë, pesë minuta më vonë Benjamin Sesko shënoi me kokë pas harkimit të Luke Shaw për ta rikthyer epërsinë e Unitedit (88’).
Kur mendohej se skuadra e Carrick i mori pikët e plota, në skenë doli Maitland-Niles që realizoi eurogol nga distanca për të shokuar “Djajtë e Kuq” (90+5′).
Kësisoj, Evertoni qëndron në pozitën e tetë me pesë pikë ndërsa Man Unitedi me katër sosh zë vendin e 11-të./Telegrafi/