Lideri hungarez, Peter Magyar synon të lidhë Evropën Qendrore sipas modelit të Perandorisë Austro-Hungareze.
Pas fitores në zgjedhje, Magyar ka paralajmëruar një iniciativë për forcimin e bashkëpunimit rajonal në Europën Qendrore, me synimin për ta bërë këtë hapësirë më të integruar politikisht dhe ekonomikisht.
Një nga idetë kryesore është zgjerimi i Grupit të Vishegradit (V4), i cili aktualisht përfshin Poloninë, Çekinë, Sllovakinë dhe Hungarinë.
Sipas planit të tij, kjo aleancë mund të zgjerohet në një format më të madh (V8), duke përfshirë edhe vende si Kroacia, Sllovenia, Austria dhe Rumania, shkruan politico.
Kjo qasje shihet si një përpjekje për të krijuar një bosht më të fortë rajonal brenda Bashkimit Evropian, i ngjashëm në një farë mënyre me lidhjet ekonomike dhe infrastrukturore që ekzistonin gjatë kohës së Austro-Hungarisë.
Magyar beson se një bashkëpunim më i ngushtë mes këtyre vendeve do të forconte ndikimin e tyre në BE, do të përmirësonte zhvillimin ekonomik dhe do të rriste stabilitetin politik në rajon.
Megjithatë, analistët theksojnë se një projekt i tillë do të përballej me sfida të shumta politike dhe historike, pasi vendet e Evropës Qendrore kanë interesa dhe orientime të ndryshme brenda Bashkimit Evropian. /Telegrafi/