Veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj duke folur për votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend ka shpeguar se përse Vetëvendosje ka dashur që ta votojë miratimin e tij.
Ai duke folur në Kanal 10, tha se e di që ia marrin për të keq, por asnjëherë nuk ka dyshuar që Vetëvendosje ka me votu atë ligj.
Ngase sipas tij, miratimi i tij i ka shpërla në një farë forme për qëndrimin e tyre ndaj luftës dhe krerëve të UÇK-së që janë në Hagë.
“Asnjëherë s’kam dyshu që VV nuk do ta nënshkruaj ligjin. Kujt më fort se VV nuk iu ka dashur që ta nënshkruaj ligjin, sepse tani me këtë ligj këta kanë bërë dy sende. E arsyetuan veten duke thënë ja qe ne s’jemi siç po na proklamoni anti UÇK, ne nuk jemi që ata djem me ndej në burg. Ne kemi qenë kundër gjykatës, po e vertetojmë që jemi dhe tash kundër këtyre denimeve. Por qe po e vertetojmë qysh ta doni ju dhe po e votojmë. Në njëfarë mënyrë VV u shpërla nga ajo të cilat ishin si aktakzua të mundshme dhe me të drejtë se skishte veprime, ia dhanë këtë mundësi”, tha Haradinaj.

