KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Lumir Abdixhiku me bashkëshorte me tri banesa e dy shtëpia

Lumir Abdixhiku me bashkëshorte me tri banesa e dy shtëpia

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një shtëpi në vlerë 150 mijë euro që ka thënë se e ka të trashëguar.

Si pronë të përbashkët ai ka deklaruar një shtëpi në vlerë 200 mijë euro dhe një banesë në vlerë 265 mijë euro.

Ndërkohë që ka deklaruar edhe dy banesa në emër të bashkëshortes.

Para të gatshme në llogari Abdixhiku ka deklaruar se i ka 386 euro në një llogari bankare nga paga dhe kursimet si dhe 4,915 euro në një llogari tjetër bankare nga paga.

Abdixhiku ka deklaruar të hyra vjetore dy paga atë si deputet dhe nga kolegji “Riinvest”, të parën në vlerë 16 mijë e 889 euro dhe dytën në vlerë 24 mijë euro.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.